Rusia mban qëndrim të pandryshuar ndaj Kosovës
Beograd, 31 korrik - Ambasada ruse në Beograd ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur të marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.
Ashtu si shtetet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e njëanshme të Kosovës, Rusia lëshon viza për kosovarët vetëm me procedura të veçanta, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Rusia mban qëndrim të pandryshuar ndaj Kosovës, dhe ka bazë në ligjet ndërkombëtare dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, njofton ambasada ruse.