12 Janar 2025

Rusia kundër njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës

Moskë, 3 korrik - Ministria e jashtme e Rusisë edhe një herë është shprehur kundër njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës.

Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Për këtë deklaroi sot i autorizuari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për çështjet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, Konstantin Dollgov, duke komentuar informacionin e mediave në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të aplikuar regjimin e vizave për qytetarët e 87 vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë.

\"Qëndrimi ynë themelor nuk ka ndryshuar - ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës\", - tha Konstantin Dollgov. Ai theksoi se Rusia vazhdon të besojë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)