22 Dhjetor 2024

Rusia kritikon strategjinë për veriun e Kosovës

Moskë, 5 shkurt - Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar sot strategjinë për veriun e Kosovës, duke vlerësuar se kjo nuk është në kompetencë e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi Andrei Nesterenko tha se rolin udhëheqës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës e ka Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kjo është shkruar qartë në rezolutën 1244, e cila sipas tij, ende është në fuqi.

Ai tha se Moska "nuk e konsideron legjitime" zyrën e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, e cila bazohet në planin e Ahtisarit, respektivisht në dokumentin që, siç tha Nesterenko, nuk e ka miratuar Këshilli i Sigurimit dhe i cili nuk është në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)