10 Janar 2025

Rusia: Kosova ende pa legjitimitet ndërkombëtar

Moskë, 11 shtator - Rusia ende e konsideron Kosovën të jetë një “pothuajse-shtet”, pa juridiksion, megjithëse Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mënyrë Rusia vazhdon ta mbështetë Serbinë në refuzimin që ta njohë Kosovën, raporton AFP-ja nga Moska.

“Për shkak se Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk ka status zyrtar të njohur, ne veprojmë në premisën se, pavarësisht nga vendimi i tij, Kosova vazhdon të jetë “pothuajse-shtet, pa legjitimitet ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga afro 90 shtete, përfshirë pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)