15 Janar 2025

Rusia grumbullon trupa në kufi me Ukrainën

Kiev, 20 qershor - Sekretari i Përgjithshëm i NATO Anders Fogh Rasmussen  tha se Rusia ka rifilluar grumbullimin e trupave përgjatë kufirit me Ukrainën, ndërsa presidenti i Ukrainës njoftoi se do të nënshkruajë një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian. 
 
Zoti Rasmussen tha sot në Bruksel se \"të paktën disa mijëra\" trupa ruse shtesë janë dislokuar në atë që ai tha se ishte “një grupim i ri ushtarak rus” rreth kufirit me Ukrainën. Ai e quajti këtë “një hap prapa, për të ardhur keq”.
 
Dislokimi i trupave ruse, shtoi ai, do të ishte një hap pozitiv, në se do të synonte mbylljen kufirit dhe do të ndalte fluksin e luftëtarëve dhe armëve që ndihmojnë separatistët.
 
Por kjo “nuk është ajo që kemi parë”, tha zoti Rasmussen.
 
Gati 40,000 trupa ruse ishin dislokuar më parë në kufirin pranë Ukrainës,  por muajin e fundit  Nato njoftoi se ato ishin tërhequr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)