Rusia fsheh të dhënat reale për koronavirusin
Moskë, 24 mars - Në Rusi dyshohet se po mbahen të fshehura përmasat reale në lidhje me epideminë e koronavirusit të ri (Covid-19), i cili gjatë regjistrimit të rasteve klasifikohet si pneumoni.
Anastasia Vasilyeva, drejtuese e Sindikatës së Bashkimit të Mjekëve të Rusisë, ka postuar në median sociale një videomesazh, ku ajo vlerëson situatën në vendin e saj lidhur me epideminë Covid-19.
Duke pretenduar se të shifrat reale mbahen të fshehura, Vasilyeva thotë:
"Mjekët detyrohen të fshehin situatën e vërtetë dhe të heshtin për mungesën e pajisjeve speciale mbrojtëse. Kjo mund të jetë një kërcënim për vendin tonë. Kjo është një marrëzi e autoriteteve ruse."
Vasilyeva shprehet se mjekët rusë janë të detyruar t’i trajtojnë pacientët pa pasur pajisjet e duhura mbrojtëse.
"Fakti që mjekëve nuk u jepen pajisjet mbrojtëse të nevojshme të punës që përdoren në të gjithë botën është një krim që kryhet kundër njerëzve”,- komenton kryetarja e Sindikatës së Mjekëve rusë.