Rusia filloi dhënien e pasaportave në Krime
Kiev, 26 shkurt - Autoritetet ruse po fillojnë lëshimin e pasaportave në Krime sipas procedurës së thjeshtuar, njoftojnë mediat ukrainase duke cituar deputetin e Dumës Shtetërore të FR-së Leonid Slluckij, i cili mbërriti me një vizitë në Simferopol.
\"Në rast se Krimea do ti drejtohet Rusisë me kërkesën për bashkimin me të, atëhere Rusia do ta marrë shumë shpejt në konsideratë këtë çështje\", - ka shkruar në lidhje me këtë gazetari nga Simferopoli Oleg Krjuçkov.
Leonid Slluckij nuk e ka konfirmuar këtë informacion, por theksoi megjithatë se masat për mbrojtjen e popullsisë rusisht-folëse të Ukrainës do të zhvillohen në të ardhmen e afërt.
\"Duhet kuptuar se ne nuk do ti braktisim vëllezërit tanë në Ukrainë\", - tha deputeti.