Rusia edhe në të ardhmen kundër Kosovës

Prishtinë, 1 nëntor - Rusia edhe në të ardhmen do të mbajë qëndrimin e saj aktual për Kosovën dhe nuk ka ndërmend ta ndryshojë, që do të thotë se nuk ka ndërmend ta njohë kosovën. Dekalrata është dhënë nga shefi i dplomacisë ruse, Sergey Lavrov.
Ai ka porositur serbët që edhe në vijim, t`i përmbahen të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244 në të cilën, shkruhet, sipas Lavrov, se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.
Këtë deklaratë diplomati rus e ka dhënë në një intervistë për të përditshmen Veçernje novosti.
Ai ka premtuar se Rusia do të mbështesë aktivitetet e Beogradit në kuadër të zgjidhjes politike të problemit të Kosovës në bazë të rezolutës 1244, për t`i kontribuar forcimit të stabilitetit afatgjatë rajonal.
\"Duke u udhëhequr me qasjen tillë\", thotë Lavrov, Rusia ka mbështetur dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Po ndjekim me vëmendje rrjedhën e tij. Vlerësojmë se dialogu është ndërprerë kohë më parë për shkak të situatës së destabilizuar në linjën administrative ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë- ka shtuar më tej Lavrov.
Sipas tij, për shkak të situatës eksplozive në rajon, është me rëndësi jo vetëm që të ruhet roli i Kombeve të Bashkaura dhe i Këshillit të Sigurimit në procesin negociator, por edhe të aktivizohet veprimtaria e Misionit të OKB në Kosovë.