Rusia e Serbia pritet të ndënshkruajnë marrëveshje për partneritet
Beograd, 24 maj - Serbia dhe Rusia pritet që ta ndënshkruajnë një marrëveshje për partneritet strategjik të premten.
Dokumenti pritet të nënshkruhet nga presidenti Vlladimir Putin dhe homologu i tij serb, Tomislav Nikoliq në Soçi.
Mediat serbe thonë se marrëveshja bën thirrje për forcimin e lidhjeve në dsa fusha që nga prjoktet e biznesit, ato tregtare dhe të infrastrukturës.
Gjithashtu mbështetet një bashkëpunim më i ngushtë politik, në vecanti për Kosovën, shpallja e pavarësisë e së cilës në vitin 2008 nuk është njohur as nga Serbia e as nga Rusia.