15 Janar 2025

Rusia e akuzon NATO-n për "mendësi të Luftës së Ftohtë"

Moskë, 9 prill - Moska e akuzoi NATO-n se e ka marrë e shtyrë nga mendësia e Luftës së Ftohtë vendimin për të kufizuar hyrjen e diplomatëve rusë në selinë e saj.

NATO-ja bëri të ditur të hënën se të gjithë përfaqësuesit e misionit rus, me përjashtim të kryetarit e të zv.kryetarit të këtij misioni dhe dy pjesëtarëve të stafit ndihmës, nuk do t'u lejohet hyrja në selinë e Aleancës në kryeqytetin belg Bruksel.

Diplomatët e tjerë rusë duhet ta njoftojnë që më parë NATO-n për vizitat e tyre të planifikuara, të regjistrohen kur të mbërrijnë dhe të shoqërohen nga personeli i sigurisë gjatë vizitës.

Moska u shpreh se masa të tilla kufizuese "tregojnë edhe një herë se Aleanca nuk është e aftë të kapërcejë mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe parapëlqen gjuhën e sanksioneve në vend të dialogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)