Rusia dhe SHBA nuk kanë plan të përbashkët për Ukrainën
Moskë, 30 mars - Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska dhe Uashingtoni nuk kanë plan të përbashkët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novoti, zv/ministri i jashtëm rus Sergej Riabkov ka thënë se SHBA dhe Rusia nuk kanë plan të përbashkët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe vendet kanë pikëpamje të ndryshme mbi gjendjen në këtë vend. një deklaratë e tillë nga ky zyrtar rus bëhet pas bisedës telefonike të zhvilluar midis dy presidentëve atij amerikan Barak Obama dhe atij rus Vladimir Putin.