28 Dhjetor 2024

Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska

Moskë, 17 mars - Tensionet mes Londrës dhe Moskës vazhdojnë të përshkallëzohen. Ditën e sotme Rusia ka marrë vendimin të dëbojë 23 diplomatë britanikë nga Moska.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatët rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se 23 punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të “deklarohen persona non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen.

Edhe një ditë më parë pati akuza dhe kundërakuza të forta mes palëve. Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se, me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putini.

Ndërkohë, Kremlini i ka cilësuar shokuese dhe të pafalshme akuzat e drejtpërdrejta të Britanisë së Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)