24 Maj 2025

Rusi, tjetër atentat para Lojrave

Moskë, 19 janar - Një atentat është verifikuar të premten në kryeqytetin e Dagestanit, Makaçkala, për fat të mirë pa shkaktuar viktima. Por, sipas mediave lokale, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 9 persona, mes të cilëve disa policë.

Sipas versionit paraprak të ngjarjes, një person ka hyrë në katin e parë të një restoranti dhe ka qëlluar me një granatahedhës. Më pas ka mbërritur policia dhe ka shpërthyer një autobombë.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë nga nisja e Lojrave Dimërore në Soçi, për sigurinë e të cilave ka dhënë garancinë e tij vetë presidenti rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, kreu i republikës çeçene, Ramzan Kadyrov ka njoftuar në instagram se ka prova se lideri i guerrilasve kaukazianë Doku Umarov, i dyshuar si porositës i atentateve, ka vdekur.

Por shërbimet sekrete ruse nuk e konfirmojnë. “Nuk kemi një informacion të tillë”, ka deklaruar një burim zyrtar. Nuk është hera e parë që lideri çeçen flet për vdekjen e Umarov.

Hera e fundit ishte më 18 dhjetor. Por tani Kadyrov i referohet regjistrimit të një bisede mes rebelëve, prej nga aludohet zhdukja e Umarov.

Faqja e internetit Lifenews, e konsideruar e afërt me shërbimet sekrete ruse, ka publikuar ndërkohë një video ekskluzive me pamjet e atentatit të 29 dhjetorit të kaluar në stacionin hekurudhor të Volgogradit, ku humbën jetën 18 persona.

Një i ri kamikaz, i identifikuar si Asker Samedov, 23 vjeç nga Dagestani, shihet në video teksa futet në stacionin hekurudhor i veshur si student. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)