Rusi, mbi 80 minatorë të bllokuar pas një shpërthimi në minierë
Moskë, 10 maj - Pas dy shpërthimeve në minierën ruse Raspadskaja në jugperëndim të Siberisë kanë mbetur të bllokuar në thellësinë 500 metra nën tokë 80 minatorë dhe forcat e shpëtimit.
Kryeministri Vladimir Putin u shpreh se situata është mjaft e rrezikshme. Sipas tij në pjesën e shembur të minierës së qymyrit nuk funksionon më sistemi i ajrimit.
Për shkak të përqëndrimit të madh të gazit eksploziv të metanit ka sërish rrezik për shpërthim.
Në kohën që pas shpërthimit të parë u lejuan të hyjnë në minierë 20 ndihmës të emergjencës ndodhi shpërthimi i dytë.
Kontakti me minatorët është ndërprerë. Deri tani si pasojë e fatkeqësisë, sipas të dhënave zyrtare, kanë gjetur vdekjen të paktën dymbëdhjetë vetë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.