Rusi, arrin në 60 bilanci i të vdekurve në minierë
Moskë, 12 maj - Bilanci i shpërthimit të dyfishtë të gazit metan nëminierën më të madhe të qymyrit në Rusi ka arritur në 60 të vdekur.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë ruse të cilat citojnë një zëdhënës tëdegës lokale të Ministrisë së Situatave të Emergjencës.
"Skuadrat e shpëtimit zbuluan tetë trupa të tjerë sot. Kështu, bilanci arriti në 60 të vdekur. Tridhjetë persona konsiderohen ende të zhdukur", deklaroi zëdhënësi i cituar nga agjencia Ria-Novosti.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë sot në minierën Raspadskaia, në rajonin Kemerovo. Por, ministri i Situatave të Jashtëzakonshme, Sergei Shoigu, pranoi se ka "gjithmonë e më pak shanse për gjetjen e të mbijetuarve".