Rusët projektojnë raketën më të madhe të botës
Moskë, 1 shkurt - Agjencia ajrore ruse Rus Cosmos ka paraqitur projektin e ndërtimit të raketës më të madhe të botës. Kjo agjenci është në pritje të konfirmimit të qeverisë për ndërtimin e kësaj rakete.
Sipas burimeve informative, Agjencia ruse Rus Cosmos, një vit më parë ka paraqitur një skuadër me qëllim vlerësimin e propozimeve për projektimin e raketës më të rëndë. Thuhet se kjo raketë mund të mbajë 80 ton peshë, por kjo peshë mund të arrijë deri në 160 ton. Kjo është pesha më e rëndë që një raketë e vetme mund të hedhë në hapësirë.
Ndërkohë që raketa Saturn V e NASA që ka arritur në Hënë për hedhjen e astronautëve Apollo, kishte kapacitetin të mbajë peshën prej 120 tonësh.