11 Janar 2025

Rusët bombardojnë qytetin e kontrolluar nga militantët

Damask, 21 dhjetor - Avionët ushtarakë rusë e kanë bombarduar një qytet që mbahet nga militantët në veri të Sirirsë, duke lënë të vdekur disa persona.

Sulmet ajrore të 20 dhjetorit, raportohet se e kanë goditur një treg në të cilin qarkullojnë shumë njerëz, disa ndërtesa qeveritare dhe blloqe apartamentesh në Idlib, kryeqytet i provincës veriperendimore që mban të njëjtin emër.

Ka pasur raporte kundërthënëse për numrin e të vdekurve.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 36 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Agjencia Reuters duke i cituar punonjësit e shpëtimit, ka njoftuar se janë vrarë 43 persona dhe janë plagosur mbi 150 të tjerë.

Ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse tha më 20 dhjetor se e ka rimarrë nën kontrollë qytetin Khan Touman në jug të Aleppos. Sipas tyre, kjo është një fitore e madhe ngase iu hap rrugë për përparime të mëtejme në perëndim të provincës Idlib. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)