11 Janar 2025

Rupel: Jo ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi

Lubljanë, 17 tetor - Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe ish-kryesues i OSBE-së, Dimitri Rupel ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë rezultate të mira për të dyja palët, dhe për rajonin.

E në këtë aspekt, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka thënë se kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë tani, për arsye se çdo ndryshim mund të sjellë pasoja të tjera.

“Kam dëgjuar disa nga fjalimet e kryeministrit dhe presidentit serb që ato fjalime kanë mundur edhe ta acarojnë popullin kosovar. Por, nuk e shoh Serbinë duke u larguar nga e ardhmja e saj europiane”, ka thënë Rupel.

Sipas tij, kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)