Rumunët e bullgarët do të punojnë pa kufizime në vendet e BE
Bruksel, 1 janar - Prej 1 janarit, qytetaret rumunë dhe bullgarë mund të punojnë pa kufizime në vendet e Bashkimit Europian (BE).
Ndaj qytetareve të dy vendeve më të varfër të Unionit, te cilet iu bashkuan atij në vitin 2007, ishin vendosur kontrolle të përkohshëm nga disa prej shteteve anetare. Të drejtat e tyre për punësim dhe përfitime ishin kufizuar në 7 vitet e parë të anëtarësimit.
Në vendet më të pasur të Europës Perendimore, autoritetet i frikesohen vershimit të emigranteve, prej këtyre dy vendeve. Autoritetet në Bukuresht dhe Sofje garantuan se nuk do të ketë eksode dhe se shumë prej atyre qe kanë dashur të lënë vendin për të kërkuar punë, tashmë e kanë bërë këtë.
Rumunët dhe bullgarët mundën të udhëtojnë në vendet e BE-se pa viza, pasi u bënë anëtarë të bllokut. Megjithatë, nëntë prej 26 anëtarëve të zonës Shengen vendosen kufizime të përkohshme, për llojin e punesimit. Franca, Holanda dhe Belgjika u kerkuan atyre të pajiseshin me leje punesimi.
Në Britaninë e Madhe, nëpunësit duhet të aplikojnë për kete leje, ndërsa emigrantët bullgarë dhe rumunë te pajisen me karte. Punëtore jot ë kualifikuar mund të punojnë në bujqësi. Qeveria britanike ka shtrenguar rregullat e përfitimit tre muaj nga mberritja dhe punetoret mund te kualifikohen pas gjashte muajsh, nese do te kene nje shans të vertete punesimi.