Rumania vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës
Bukuresht, 1 shtator - Rumania vijon të mbajë të njëjtin qëndrim përsa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku ka deklaruar sot, se Bukureshti nuk e njeh Kosovën dhe se do të mbështesë edhe më tej pranimn e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Rumania nuk do të pranojë Kosovën derisa, të mos arrihet marrëveshja mes Beogradit e Prishtinës, ka deklaruar Basesku në mbledhjen vjetore të diplomacisë rumune.
Përsa i përket angazhimin në misionin e EULEX-it, Basesku ka thënë se pjesëmarrja e Rumanisë kushtëzohet nga fakti që të mos interpretohet si mbështetje ndërtimit institucional të Kosovës.
Presidenti rumun ka saktësuar se edhe pse Rumania nuk e njeh Kosovën, vazhdon të ketë një pjesëmarrje të madhe në forcat, në veri të Kosovës.