Rumania përkrah Serbinë
Bukuesht, 31 maj - Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta i ka thënë kryeministrit serb, Ivica Daçiq se Rumania mbështet përpjekjet e Serbisë për të marrë datën e negociatave për t,u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Gjatë konferencës së përbashkët në Bukuresht Daçiq ka thënë se përkrahja e Rumanisë është e rëndësishme në procesin e euro-integrimeve dhe në lidhje me çështjen e Kosovës, shkruan Rel.
Presim që Serbia të marrë datën e fillimit të negociatave me BE-në, sepse të gjitha kriteret politike, dialogu me Prishtinën dhe reformat e brendshme, janë plotësuar\", ka thënë Dacic.