09 Janar 2025

Rumania mund të bllokojë kandidaturën serbe

Bukuresht, 24 shkurt - Rumania është e vendosur të pengojë Serbinë nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nëse Beogradi nuk ndërmerr masa konkrete për të përmirësuar pozitën e pakicës vllahe, shkruajnë mediat serbe.

Autoritetet e larta serbe thuhet ta kenë marrë lajmin nga kanalet diplomatike në Bukuresht.

“Rumunët kanë paralajmëruar bllokimin e kandidaturës për shkak të çështjes vllahe”, citon “Danas” zyrtarët në Beograd, të cilët kanë thënë se do të nisin urgjentisht bisedimet me Rumaninë.

Dhjetorin e kaluar, Komisioni Evropian ka shtyrë vendimin për kandidaturën e Serbisë, duke i kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Rumania është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë pranuar ende shtetësinë kosovare. Së bashku me të radhiten Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja.

KE-ja do ta shqyrtojë sërish aplikimin e Serbisë, muajin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)