11 Janar 2025

Rumania drejt njohjes së Kosovës

Bukuresht, 3 mars - Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Korlacean ka deklaruar se do të ishte gabim i madh nëse Rumania nuk do t’i merrte parasysh ndryshimet dhe përparimin në lidhje me Kosovën dhe “të mbetet e varrosur në vijën e parë si ushtari japonez në Paqësor”, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Korlacean këtë e ka thënë në emisionin e Televizionit Realitatea, në pyetjen e gazetarit se a do t’i bashkohet Rumania “trendit evropian” sa i përket pavarësisë së Kosovës.

“Ekziston realiteti politik në Kosovë të cilin duhet trajtuar me inteligjencë dhe hapur”, ka thënë ai.

“Rumania duhet të shikoj shumë me kujdes në zhvillimin e dialogut politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në të cilin merr pjesë përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton. Këto janë realitete për të cilat Bukureshti duhet të mbaj llogari”, ka thënë ministri, citojnë mediat serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)