13 Janar 2025

Rumania do të njoh Kosovën në 2015

Bukuresht, 23 tetor - Kryeministri rumun Viktor Ponta i ka thënë zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden se Bukureshti mund të ndryshoj qëndrimin rreth Kosovën dhe njohjes së saj.

Ponte në një intervistë për televizionin privat rumun RTV ka theksuar se sa i përket Kosovës gjatë vitit të ardhshëm nuk do të priten ndryshime, por beson se kjo do të ndodhë në vitin 2015.

“Rumania mund të bashkërendoj qëndrimin e saj me partnerët në kuadër të BE-së”, ka raportuar agjencia rumune Agjerpres.

Ponte ka theksuar se Rumania angazhohet që sa më shpejt të njoh pavarësinë e Kosovës. Një qëndrim të tillë ai e ka shprehur edhe nga kësaj vere në një deklaratë publike.

Parlamenti Evropian më 18 prill  të këtij viti ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk kanë njohur Kosovën, të bëjnë një gjë të tillë. (
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)