Rrugët e New York-ut zbukurohen me flamuj shqiptarë
New York, 12 dhjetor - Shqiptarët e New York-ut kanë vënë flamujt kombëtar nëpër dyqane, rrugë e sheshe të këtij metropolit, në shenjë nderimi për festën e "Flamuarit" dhe festat e fundvitit.
Rrugët janë zbukuruar jo vetëm me flamuj amerikanë, por edhe me flamuj italianë dhe me flamurin tonë kombëtar.
Por në komunën Arthur Avenu ka shumë shqiptarë, të cilët kanë biznese të vogla dhe vendosja flamujve ishte iniciativë e tyre.
Edhe komuna tjera të New York-ut si Queens, Brooklyn etj., kanë një numër të madh shqiptarësh, por rrugët e Arthur Avenus dhe Bronxit qëndrojnë si qendrat kulturore, politike dhe sociale të shqiptarëve.