Rrufeja i këputi gishtin shtatores së Krishtit në Rio de Janeiro
Rio de Janeiro, 20 janar - Goditja e rrufesë u bë shkak për shkëputjen e një pjese të gishtit të madh të dorës së djathtë të shtatores me famë botërore të Krishtit Shëlbues në malin Corcovado në Rio de Janeiro të Brazilit.
Sipas të dhënave të meteorologëve, rrufeja e goditi monumentin të enjten në mbrëmje në kulmin e tërbimit të stuhisë së fuqishme që përfshiu kryeqytetin brazilian.
Siç venë në dukje në Institutin brazilian për Hulumtime Kozmike, statuja i nënshtrohet mesatarisht katër goditjeve të rrufeve në vit.
Statuja 38 metra e lartë e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro është përfshirë në listën e 7 mrekullive të reja të botës.