Rrjetet sociale paralajmërojnë protesta në Shkup
Njëra nga protestat është paralajmëruar të zhvillohet në ora 17 para Qeverisë, mirëpo organizatorët e saj akoma nuk janë publikuar se a përfaqësojnë grupe apo lëvizje politike.
Një protestë tjetër është paralajmëruar në qytetin e Velesit pas dite, ku gjithashtu ajo është bërë e ditur dhe është thirrur përmes rrjeteve sociale të internetit.
Nga ana tjetër, është paralajmëruar edhe një marsh paqe i organizuar nga partia VMRO-DPMNE dhe kjo është konfirmuar përmes disa mediave maqedonase. (INA)