12 Janar 2025

Rritet tensioni mes Britanisë dhe Spanjës për Gjilbratarin

Madrid, 13 gusht - Një flotë anijesh të Forcave Detare Britanike u nis nga porti i Portsmuthit për në ujërat afër ngushticës së Gjibraltarit, për të marrë pjesë në manovrat e përvitshme ushtarake.

Teksa marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Spanjës janë përkeqësuar me shpejtësi kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjes lidhur me Gjibraltarin, ky veprim i Londrës është konsideruar si një presion ndaj Madridit për ta detyruar që të bëjë lëshime mbi këtë çështje.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u shpreh se Britania e Madhe e ka njoftuar Spanjën për këtë manovër ushtarake dhe se një anije patrulluese spanjolle do të marrë pjesë në të. Megjithatë, mediat spanjolle mendojnë që kjo manovër është një veprim me qëllim presioni.

Mosmarrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Spanjës për Gjibraltarin ende vijon. Kryeministri britanik David Kameron ka shprehur zhgënjim për atë që ai e quan kontroll i tepruar kufitar nga ana e Spanjës në këtë zonë dhe ka thënë se Londra po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së një veprimi ligjor.

Nga ana e vet Madridi ka deklaruar se mund ta çojë mosmarrëveshjen për Gjibraltarin në institucionet ndërkombëtare, si OKB-ja dhe Gjykata e Lartë e Hagës, dhe po mendon që të formojë një aleancë me Argjentinën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)