09 Janar 2025

Rritet numri i azilkërkueve nga Maqedonia në Zvicër

Bernë, 19 shkurt - Rritet numri i shtetasve nga Maqedonia të cilët kërkojnë azil në Zvicër. Lajmin bëhet me dije nga Byroja Federale për Migracion në Bern, sipas të cilës gjatë muajit janar është shënuar rritje e kërkesave për azil të qytetarëve nga shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë.

Gjatë janarit janë regjistruar mbi 2650 kërkesa për azil, ku nga Maqedonia janë 145 azilkërkues, Serbia 315 si dhe vendet e tjera afrikane dhe aziatike.

Serbia radhitet në vendin e dytë për nga numri i kërkesave pas Eritresë. Gjatë muajit dhjetor mbi 115 shtetas të Maqedonisë gjithashtu kanë aplikuar për statusin e azilit në Zvicër.

Autoritetet zvicerane kanë shprehur shqetësime lidhur me trendin e rritjes së kërkesave të azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfituan heqjen e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)