11 Janar 2025

Rritet numri i azilkërkuesve nga Ballkani

Berlin, 14 tetor - Nga fillimi i vitit 2010 kur u shfuqizua regjimi i vizave për serbët dhe maqedonasit, numri i azilkërkuesve nga këto dy vende është rritur dukshëm.

Aktualisht Serbia zë vendin e dytë ndër dhjetë vendet kryesore prej nga vijnë azilkërkuesit, ndërsa Maqedonia renditet e gjashta.

Shanse për njohjen e së drejtës së azilimit nuk kanë as serbët dhe as maqedonasit.

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich kërkon të kufizojë hyrjen në Gjermani të serbëve dhe maqedonasve.

Fluksi masiv i qytetarëve serbë dhe maqedoas duhet ndaluar menjëherë, kërkoi politikani kristiansocial. Për këtë duhet të jetë e mundur që BE-ja ta pezullojë sa më shpejt lirinë e vizave për këto vende.

Numri i azilkërkuesve është rritur shumë në shtator në krahasim një vit më parë. Sipas të dhënave të ministrisë në shtator ka pasur 6691 kërkesa për azil, rreth 62 për qind më shumë se në shtator 2012.

Rritja më e fortë shënohet tek refugjatët nga Serbia dhe Maqedonia. Eksperti socialdemokrat për çështjet e sigurisë Michael Hartmann bëri përgjegjës për këtë zhvillim \"bandat e paskrupullta\".

Zyra federale për refugjatët në Nyremberg duhet t\'i kthejë pa vonesë këta azilkërkues, këroi Hartmann. Ndërsa për azilkërkuesit nga Pakistani, Siria dhe Afganistani dyert duhet të mbeten të hapura.

Arësye për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia politikanët e BE-së e shohin kryesisht tek rritja e pagesave për azilkërkuesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)