Rritet numri i azilkërkuesve në Gjermani
Berlin, 2 dhjetor - Gjermania sipas vlerësimit të autoriteteve duhet të llogarisë për vitin e ri 2011 një numër ngjashëm të lartë azilkërkuesish si vitin e kaluar.
Sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë në Nyremberg, kohët e fundit kishin kërkuar azil rreth 40.000 njerëz, gati 50 për qind më shumë se sa më parë.
Udhëtimi pa viza për serbët dhe maqedonasit ka bërë që të rritet numri i atyre që kërkojnë azil.
Në pothuajse të gjitha rastet praktikisht ata nuk kanë pasur asnjë shans suksesi si azilkërkues.
Para krishtlindjeve edhe për qytetarët nga Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina hyri në fuqi lëvizja në Evropë pa vizë.