23 Dhjetor 2024

Rritet mbështetja e publikut për Presidentin Obama

Washington, 22 janar - Presidenti Barak Obama mban të martën e ardhëshme fjalimin për gjendjen e vendit pra një sesioni të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit amerikan dhe pritet të parashtojë përparësitë e administratës për vitin në vazhdim.

Anketat e opinionit tregojnë se mbështetja për zotin Obama është ngritur javët e fundit, por ka qënë e ulët pjesën më të madhe të vitit të fundit.

Disa sondazhe të opinionit tregojnë një rritje në mbështetjen  nga publiku të Presidentit Obama.

  Anketa më e fundit e kryer nga kanali televiziv NBC dhe gazeta Wall Street Journal  tregon se 53 përqind e atyre që u anketuan miratojnë punën e pesidentit Obama, një ngritje kjo prej 8 përqindësh, krahasuar me muajin e kaluar.

Analistët politikë thonë se arsyeja për këtë ngritje është thirrja e presidentit për unitet pas incidentit të të shtënave në Arizona që la gjashtë të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, duke përfshirë edhe kongresisten Gabrielë Gifords. 

Ata thonë gjithashtu se seancat e suksesshme të Kongresit në fund të vitit të kaluar ndihmuan si pesidentin ashtu edhe ligjvënësit e të dy partive.

Përmirësimi i pozitës politike të Presidentit Obama vjen në mes të mandatit të tij katër vjeçar që deri tani është dominuar nga debati i acaruar përproblemet e brendëshme lidhur me reformën e kujdesit shëndetësor.

Zoti Obama arriti miratimin e reformës vitin e kaluar, por demokratët humbëm shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit.  Pitër Braun punon në qendrën e anketimeve të Universitetit Quinipiak në Kënektikat.

"Gjithnjë e më shumë votuesit thonë se gjëja më e mirë që ai ka bërë është reforma e kujdesit shëndetësor, por po ashtu ata thonë se gjëja më e keqe që ai ka bërë është kujdesi shëndetësor, qendrime që tregojnë se vendi është i ndarë për kujdesin shëndetësor”.

Presidenti Obama frymëzoi unitetin mes amerikanëve kur foli në ceremoninë përkujtimore në Tuson të Arizonës, për ata që u vranë dhe plagos gjatë të shtënave, mes tyre edhe kongresistja Gabrielë Gifords.

"Është me rëndësi për ne të ndalemi për një moment dhe të mendojmë se duhet të diskutojmë me njeri tjetrin me butësi dhe jo me ashpërsi”.

Kjo shpresë u sfidua shumë shpejt në Kongres, ku republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve votun për sprapsjen e ligjit të reformës shëndetësore, mes tyre edhe kongresisti nga Uiskonsini, Pol Rajan.

"Ne jemi këtu sepse e dëgjuam kërkesën e popullit amerikan në zgjedhjet e fundit.  Ne jemi këtu sepse besojmë se është realisht me rëndësi të bësh kur zgjidhesh,  atë që ke premtuar gjatë fushatës”.

Analistët besojnë se sprapsja plotësisht e ligjit për kujdesin shëndetësor nuk ka të ngjarë të ndodhë pasi demokratët ende kanë shumicën në Senat dhe sepse Presidenti Obama ka thënë se do të vërë veton çdo projketligji që do të dalë nga Kongresi për prapsimin e reformës së kujdesit shëndetësor.

Por me fitoret e repulikanëve në zgjedhjet e nëntorit, zoti Obama ka përballë disa sfida të vështira politike në miratimin e axhendës së tij nga Kongresi.

Anketuesi Pitër Braun thotë se amerikanët janë të ndarë në pikpamjet e tyre për presidentin Obama, ndërkohë që ai fillon pjesën e dytë të mandatit të tij.

"Pothuajse tre të katërtat e votuesve e pëlqejnë atë si njeri, por më pak se gjysma janë dakord me politikat e tij”.

Me kalimin e kohës, pjesa më e madhe e dy viteve të ardhëshme do të përqendrohet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 dhe si do të pozicionohen të dy partitë.

Manovrat politike për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012 pritet të intensifikohen gjatë muajve të ardhëshme kur disa kandidatëtë mundshëm republikanë për Shtëpinë e Bardhë do të njoftojnë nëse e synojnë presidencën.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)