Rriten protestat anti-kapitaliste në Spanjë
Madrid, 16 maj - Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në një numër qytetesh të Spanjës për të shënuar një vjetorin e lëvizjes së të indinjuarve.
Në qendër të Madridit, por edhe në qytete të tjera shumë protestues e kaluan natën jashtë, duke pushtuar sheshin Puerta del Sol, por deri në orën pesë të mëngjesit policia ndërhyri duke i shpërndarë ata.
Protestat nisën në shenjë revolte ndaj situatës së rëndë financiare dhe papunësisë së lartë në këtë vend.
Kjo protestë frymëzoi edhe lëvizje të tjera në mbarë botën të tilla si Zaptoni Wall Street.
Qeveria e re e qendrës së djathtë në Spanjë e drejtuar nga Mariano Rahoi ka paralajmëruar masa të reja shtrënguese për të reduktuar borxhin e lartë publik.