Rrëzohen dhe vdesin adoleshentët duke bërë seks në ballkon
Londër, 13 qershor - Dy adoleshentë kanë gjetur vdekjen, pasi janë rrëzuar nga kati i gjashtë i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe adoleshentët janë rrëzuar teksa po bënin seks në ballkon.
Viktimat janë AnastasiaTutik, 19 vjeç, nga Rusia, dhe një meksikan, i quajtur Miguel, 18 vjeç, ata u rrëzuan nga kati i gjashtë i ballkonit të një godine shumëkatëshe, ku po festonin përfundimin e shkollës së mesme.
Dëshmitarët thanë se e panë çiftin të bënte seks në ballkon para se të ndodhte rrëzimi fatal. Të dy vdiqën në vend.
Të dy viktimat ishin nxënës në shkollën BellerbysCollege, ku nxënësit paguajnë mbi 21 mijë sterlina në vit, shkollë kjo që frekuentohet shpesh vetëm nga të pasurit.
Kjo do të thotë se ata ishin fëmijë pasanikësh.