11 Janar 2025

Rreth 56 për qind e britanikëve mbështesin daljen nga BE

Londër, 19 nëntor - Një pjesë e konsiderueshme e britanikëve, rreth 56 për qind, janë shprehur në mbështetje të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, sipas një sondazhi të publikuar të dielën, disa ditë nga një samit për buxhetin evropian duke konfirmuar edhe një herë predominancën e euroskepticizmit në Britaninë e Madhe.

 Ky sondazh i realizuar nga instituti \'\'Optimum\'\' publikuar në gazetën \'\'The Observer\'\' u përqendrua në votimet e britanikëve nëse do të zhvillohej një referendum për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian\'\'.

 Për këtë pyetje, 34 për qind u shprehën se do të votonin për një dalje të vendit nga BE dhe 22 për qind do të preferonin një zgjidhje të tillë, duke e çuar në 56 për qind numrin e britanikëve që mbështesin daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

 Rreth 30 për qind e personave të pyetur u shprehën në mbështetje të qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)