Rreth 491 shqiptarë me pasaporta bullgare gjatë 2012-ës
Sofje, 24 janar - Rreth 18 081 veta morën shtetësi bullgare gjatë periudhës 23 janar 2012 22 janar 2013.
Për këtë periudhë nënpresidentja Margarita Popova nxori 162 dekrete për ndryshimin e shtetësisë bullgare 18 833 personave.
Këtë e njoftuan në një konferencë të shtypit nga Komisioni për Shtetësinë Bullgare dhe për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Shumica prej personave me pasaporta bullgare janë nga Maqedonia 8185 veta, Moldavia 5705, Ukraina 975, Rusia 881, Serbia 604, Izraeli 588 dhe Shqipëria 491.