10 Janar 2025

Rreth 33 milionë amerikanë kanë votuar, prin Hillary Clinton

Washington, 6 nëntor - Anketime të reja tregojnë se rreth 33 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për presidentin e ardhshëm, duke u ofruar kështu mundësinë analistëve të hamendësojnë se cili kandidat është në avantazh në këtë konkurim shumë të ngushtë.

Kjo do të thotë se një e katërta e elektoratit amerikan është shprehur tashmë, megjithëse kandidatët po vazhdojnë përpjekjet e minutës së fundit me aktivitete e tyre elektorale.

Analistët politikë thonë se niveli i lartë i votuesve paraprakë në shtetet Colorado, Nevada dhe Virginia favorizojnë demokraten Hillary Clinton, e cila ka dërguar më shumë punonjës fushate për të mobilizuar votuesit.

Sidoqoftë, ka shenja se ajo po përballet me probleme në qendër të territorit amerikan, si në shtetin Ohio, ku votuesit e hershëm janë më të paktë edhe se në zgjedhjet e kaluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)