Rreth 20 600 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Kiev, 19 prill - Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se rreth 20 600 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
“Forcat ukrainase kanë shkatërruar 167 avionë rusë, 147 helikopterë, 155 mjete ajrore pa pilot, 790 tanke, 2 041 automjete të blinduara dhe 381 sisteme artilerie”, sipas përditësimit të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
“Gjithashtu, janë shkatërruar rreth 130 sisteme të shumëfishta raketahedhëse ruse, 1 487 automjete, 76 tanke karburanti, 67 sisteme kundërajrore dhe shtatë anije”, shtoi ushtria ukrainase.
“Të paktën 1 982 civilë janë vrarë dhe 2 651 të tjerë janë plagosur në Ukrainë deri më tani”, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë.
“Mbi 4.8 milionë ukrainas janë larguar në vende të tjera, ndërsa mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit”, sipas agjencisë së OKB-së për Refugjatët.