Rreth 100 të arrestuar në Paris
Paris, 27 maj - Rreth 100 persona janë arrestuar në Paris pas konfrontimeve mes policisë dhe protestuesve gjatë demonstratave kundër ligjit të ri të Francës, që lejon martesën e homoseksualëve dhe adoptimin prej tyre të fëmijëve.
Policia ka deklaruar se rreth 150 mijë persona morën pjesë në protestën e së dielës ndërsa organizatorët theksojnë se numri është më i lartë.
Demonstrata u organizua nga grupet, që e përshkruajnë veten si pro-tradicionaliste.
Demonstrata filloi në mënyrë paqësore, por raportet thonë se aktivistët e ekstremit të djathtë nxitën përleshjet me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat në qendër të Parisit.
Ligji për martesat e të njëjtës gjini u nënshkrua nga presidenti Francois Hollande në këtë muaj.