Rompuy i shqetësuar për dhunën në veri të Kosovës
Lubjanë, 6 korrik -- Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, është shprehur i shqetësuar për shkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës.
Pas një takimi me kryeministrin slloven Borut Pahor në Brdo, në kuadër të turneut ballkanik, të dy politikanët shprehën shqetësimin e tyre për situatën në Kosovë.
Deklaratat e tyre vijnë pas incidentit të fundit në veri të Mitrovicës, ku të hënën një deputet serb në Kuvendin e Kosovës u plagos me armë zjarri.
Pahor deklaroi se vendi i tij do të përpiqet të promovojë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
Ndërsa presidenti i BE-së van Rompuy u shpreh se një nga qëllimet e vizitës së tij në rajon është të konfirmojë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE dhe NATO.
Në vazhdim të turneut të tij, Rampuy do të vizitojë dhe Zagrebin dhe Prishtinën.