10 Janar 2025

Rompuy: Anëtarësimi i Ballkanit në Europë u jep fund trazirave

Bukuresht, 27 prill - Kryetari i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy deklaroi para parlamentit rumun angazhimin e bllokut të 27 vendeve për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por paralajmëroi kundër nacionalizmit dhe ksenofobisë në përgjithësi.

“Hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE do t’i japë fund historisë së gjatë të përleshjeve, sepse unioni ynë është union i vlerave dhe të drejtave të njeriut”, tha Rompuy.

Rompuy dënoi rritjen e lëvizjeve ekstremiste dhe të populizmit në Evropë duke i konsideruar ato si kërcënim për lëvizjen e lirë të njerëzve brenda bllokut.

Ai tha se forcat nacionaliste dhe ekstremiste në Evropë janë në rritje dhe se ato kërcënojnë integrimin e mëtejshëm evropian.

Komentet e Rompuyt vijnë pasi kandidatja e partisë franceze të ekstremit të djathtë ”Fronti Kombëtar” fitoi 18 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)