22 Dhjetor 2024

Romët protestojnë kundër kthimit nga Suedia

Stokholm, 13 shkurt - Mbi 150 azilkërkues romë demonstruan të merkurën para qendrës së Entit për Migrim në Kållored afër Göteborg-ut. Demonstruesit kërkuan që Suedia të ndalojë kthimin e romve në Kosovë dhe në Serbi.

"Ne kemi ardhë në Suedi nga lufta në Kosovë. Ka shumë probleme në Kosovë dhe në Serbi. Fëfimët diskriminohen, politikanët nuk japin rehati sociale e politike dhe ne përballemi me mosrespektimin e të drejtave të njeriut", ka thënë për SR Göteborg një nga demonstruesit.

Ingrid Schiöler është referente për refugjat në Kryqin e Kuq. Ajo mendon që situata e romve në Kosovë dhe në Serbi është shumë serioze.

"Në masë të madhe të gjitha familjet që i kam takuar posedojnë përgjigje negative. Por deri në prill të 2008-tës shumica e romve nga Kosova merrnin status të refugjatit. Por më pastaj erdhi një rregull nga Enti për Migrim që shërbente si udhërrëfim e që rezultoi në vendime negative dhe ka krijuar vështirësi në dhënjen e lejes së qëndrimit."

Sipas Fredrik Beijer, përgjegjës veprimtarie për shqyrtimin e lëndve të azilit në Migrationsverket, kjo mvaret nga shkaku se gjendja e sigurisë në Kosovë është bërë më e mirë.

"Ne e dijmë që situata për romë është e vështirë. Por diskriminimi ndaj një grupi etnik nuk nënkupton se të gjithë pjesëtarët e grupit janë politikisht të ndjekur ndaj ne duhet të bëjmë shqyrtime individuale. Sipas vlerësimeve tona situata në Kosovë gradualisht po bëhet më e mirë prandaj janë edhe më të paktë ata që kanë nevojë për strehim dhe që marrin lejeqëndrimi në Suedi", thot Beijer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)