10 Janar 2025

Roma më masa të rrepta të sigurisë në shenjtërimin e Nënë Terezës

Romë, 4 shtator - Kryeqyteti i Italisë, Roma, blindohet nga toka dhe ajri nën masa të rrepta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Përgjatë ditës së sotme, nga ora 08:00-19:00 janë të ndaluara fluturimet mbi Vatikan.

Forcat Ajrore kanë përgatitur një sistem për zbulimin e fluturimit të avionëve të paautorizuar, shkruan Oranews.

Në gjendje gatishmërie janë ekipet e emergjencës së policisë dhe karabinierët.

Masat e shtuara të sigurisë vinë jo vetëm për shkak të numrit të madh të besimtarëve që pritet të jenë sot të pranishëm në ceremoni, por edhe prania e 13 personaliteteve të huaja, krerë shtetesh e qeverish.

Një vëmendje të shtuar ka edhe për sigurinë e Papa Françeskut, i cili duket mjaft i qetë: “Ne do të kemi një gëzim duke e parë atë të shenjtë, e meriton”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)