11 Janar 2025

Rohan: Të mos bëhen lëshime në dialogun me Serbinë

Prishtinë, 16 shkurt - Bashkë-hartuesi i Planit të Ahtisaarit, Albert Rohan ka vlerësuar arritjet e shtetit të ri të Kosovës ndërsa kërkon që të mos bëhen lëshime në dialogun me Serbinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ai thotë se ka lidhje të veçanta me Kosovën, që nga vitet ‘90, porosit kosovarët të qëndrojnë unikë në çuarjen e shtetit përpara.

\"Pikë së pari kur të analizohet situata në Kosovë duhet pasur parasysh se është një shtet shumë i ri, vetëm pesë vjeç. Në këto pesë vjet është arritur mjaft, si në aspektin e njohjeve, ashtu edhe në atë të ndërtimit të institucioneve, sistemit legal, të gjitha këto janë mjaft pozitive. Natyrisht se ka edhe shumë për t’u bërë.\"

\"Kosova është njohur nga rreth 100 shtete, por të tjerët ende hezitojnë ta njohin. Ekonomia është e dobët, papunësia e madhe ka probleme sociale, institucionet duhet të forcohen më shumë, Pra, ende ka shumë gjëra për t’u bërë. Por, për të bërë një bilanc, unë situatën do ta quaja pozitive.\" shprehet Rohan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)