Rohan: Serbia, drejt njohjes së Kosovës
Prishtinë, 12 korrik - Ish-numri dy në negociatat për pavarësinë e Kosovës, Albert Rohan, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura në bisedimet e reja mes palëve.
Jam i kënaqur me dialogun aktual mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar Rohan në një intervistë për të përditshmen kosovare Zëri.
Diplomati austriak ka shprehur bindjen e tij se, me pranimin e dialogut me përfaqësuesit e shtetit kosovar, Serbia po tregon shenjat e njohjes së Kosovës.