11 Janar 2025

Rohan: Dy muajt e ardhshëm kritikë për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 12 shkurt - Ish-ndërmjetësi në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë se dy muajt e ardhshëm do të jenë kritik sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Radio Kosovën, ai thekson se, megjithatë, të dyja vendet po shprehin gatishmëri për t’i normalizuar raportet.

\"Mendoj se, të dyja palët kanë vullnet politik për dialog konstruktiv dhe të drejtuar kah suksesi.\"

\"Mendoj se Beogradi dhe Prishtina duan të normalizojnë raportet. Por, dy muajt e ardhshëm do të jenë në mënyrë kritike të rëndësishëm, sepse në prill Komisioni Evropian do të përgatis raportin, dhe deri atëherë shumica e problemeve duhet të gjejnë zgjidhje.\" shprehet ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)