10 Janar 2025

Rohan: Diskutimet mbi veriun të pashmangshme

Prishtinë, 11 prill - Ambasadori Albert Rohan në një intervistë për Express ka deklaruar se Kosova duhet të bisedojë me njerëzit në veri të vendit por është e natyrshme që në këto bisedime të përfshihet edhe Beogradi, pasi ka ndikim të madh në atë pjesë.

Sipas tij ky proces mund të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve në Serb.

\"Unë mendoj se duhet të kemi parasysh situatën realiste, që duhet të jetë se Qeveria e Kosovës, ngjashëm si UNMIK’u para saj, nuk ka kontroll të plotë mbi komunat veriore të Kosovës.\"

\"Dhe, kjo duhet të ndryshojë, që komunat veriore të riintegrohen në Kosovë. Partneri kryesor në dialog duhet të jenë njerëzit të cilët jetojnë në Veri. Problemi është se liderët atje nuk janë bashkëpunues, dhe bëhet e vështirë që dialogu të zhvillohet me Veriun, me njerëzit atje. Por unë mendoj se ky është drejtimi kryesor\", deklaroi Rohan.

Ambasadori shprehet se ndërkombëtarët gjithashtu kanë një ndikim këtu, EULEX’i, KFOR’i, bile edhe UNMIK’u mund të ketë një rol për të ndihmuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)