11 Janar 2025

Rohan: Dështimi i dialogut është për keqardhje

Bruksel, 4 prill - Ish ndërmjetësi për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka thënë se dështimi i dialogut të së martës në Bruksel është për keqardhje dhe Serbia është ajo që duhet ndërruar qasjen nëse një marrëveshje do të arrihet brenda afatit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

Rohan në një intervistë për “Kohën ditore” ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Asociacioni i propozuar i komunave serbe plotësisht korrespondon me Kartën për Vetëqeverisje Lokale të Këshillit të Evropës, anëtare e së cilit është Serbia. Është zhgënjyese që Serbia nuk i ka pranuar propozimet e zonjës Ashton”, tha ai.

Sipas tij, gjithmonë ka hapësirë për marrëveshje, edhe pse për këtë do të duhej një ndryshim i qasjes në Beograd.

“Nëse Serbia insiston në refuzim, kjo do të jetë mundësia e tretë e humbur për Beogradin pas Rambouilletit më 1999 dhe Vjenës më 2007, për t’u përballur me realitetin në rajon. Në atë rast është tejet e papritur që Serbia të marrë një datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)