18 Maj 2024

Rohan: Bisedime, vetëm për planin “Ahtisaari”

Bruksel, 15 nëntor - Albert Rohan, i cili me Martti Ahtisaarin hartoi propozimin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, që shërbeu si bazë për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur më 2008, thotë se ai plan, i njohur si Pakoja e Ahtisaarit, është zgjidhja edhe për veriun e Kosovës, dhe në vend të diskutimeve për një zgjidhje të re, do të duhej të bisedohej për zbatimin e saj.

Në një intervistë të shkurtër për “Kohën Ditore”, diplomati i mirënjohur austriak, Rohan, thotë se përgjegjësia për veriun e Kosovës është para së gjithash e institucioneve dhe e lidershipit politik të Kosovës, por edhe e Beogradit dhe vetë serbëve në veri.

Ndërsa Brukseli, përveç që duhet të ofrojë përkrahje më të madhe për stabilizimin e Kosovës, është koha e fundit të tejkalojë edhe pengesën që ia krijojnë Kosovës 5 vendet e BE-së që ende nuk e njohën pavarësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)