10 Maj 2025

Rogozin: Për të hyrë në NATO, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Bruksel, 10 tetor - Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Olegovich Rogozin, ka thënë se Moska është e shqetësuar se Serbia për të hyrë në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.

Rogozin pohon se Serbia nuk mund të pretendojë që ta marrë planin për t’u bërë pjesë e Aleancës, sepse hyrja në NATO është e pamundur për shkak të situatës me Kosovën, pasi që- sqaron Rogozin- nuk u lejohet anëtarësimi shteteve që kanë konteste territoriale.

“Dua të theksoj se për të hyrë në NATO, Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njëra pa tjetrën është e pamundur. Moska shqetësohet se Serbia për shkak të hyrjes në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë të na çojë në një situatë të pazakontë dhe të pakëndshme”, ka thënë Rogozin për Politika.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)